Izraeli vijon sulmet, dhjetëra të vrarë në Gazë dhe Liban
Ushtria izraelite ka kryer sulme të reja vdekjeprurëse në Gazë dhe Liban më 1 nëntor, duke vrarë 25 persona në qendër të Rripit të Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavën palestineze.
Ndërkaq, si pasojë e sulmeve izraelite dhjetëra persona janë vrarë në Liban.
Në Gazë, Izraeli tha se ka shënesruar infrastrukturën e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në zonën ku operon grupi dhe sulme janë raportuar edhe në kampin e refugjatëve në Nuseirat, ndërkaq në Liban Izraeli intensifikoi sulmet ajrore ndaj Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.