Italia e papërgatitur, Draghi: Nuk e dimë kur do përfundojë pandemia

Bota

Italia e papërgatitur, Draghi: Nuk e dimë kur do përfundojë

Kryeministri italian, Mario Draghi në një konferencë për shtyp ka folur për situatën e Covid-19 në vend. “Pandemia aktuale kërkon kohë, e ne jemi më të përgatitur për të ardhmen. Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo pandemi globale”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai foli për vaksinimin, që sipas tij, pret përgjigjen pozitive nga EMA dhe AFIA, në lidhje me vaksinën “Johnson & Johnson. Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se rreth 184 mijë doza të vaksinës “Johnson & Johnson”, do të shpërndahen në rajone të ndryshme të Italisë.

Kujtojmë se ditë më parë, u raportuan raste se të mpiksjes së gjakut nga “Johnson & Johnson”, por kjo situatë po analizohen ende.

ME TE LEXUARAT