Islandë, qevera lehtësohen ndjeshëm masat kufizuese kundër Covid-19

Bota

Islandë, qevera lehtësohen ndjeshëm masat kufizuese kundër

Qeveria e Islandës njoftoi sot se masat kufizuese kundër Covid-19 do të lehtësohen sërish ndjeshëm, vetëm dy javë pas prezantimit të një sërë masash të reja.

“Sot kemi një lajm të mirë,” tha kryeministrja Katrín Jakobsdóttir në një konferencë për shtyp në Reykjavik.

Duke nisur nga e shtuna, do të lejohet grumbullimi deri në 50 persona, nga 10 që ishte më parë. Lokalet dhe pub-et do të lejohen të rihapen pas mbylljes së tyre në mes të janarit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Më herët, qeveria mori një sërë masash më të rrepta për shkak se sistemi shëndetësor po përballej me një mbingarkesë. Tani jeta publike do të lehtësohet sërish, veçanërisht në sektorin e kohës së lirë, ku më shumë persona do të lejohen të përdorin pishinat ose palestrat.

“Nëse gjithçka shkon sipas planit, “jeta normale” shpresojmë të rifillojë nga mesi i marsit. Qeveria shqyrton lehtësimet e mundshme në intervale të rregullta dhe, siç janë gjërat, po planifikon të heqë pothuajse të gjitha masat”, tha Jakobsdóttir.

Sipas shifrave aktuale, 5 për qind e 360,000 banorëve të vendit janë aktualisht në izolim ose karantinë.

Incidenca e infeksionit, për një periudhë 14-ditore në Islandë, aktualisht është 4,986.

Megjithatë, numri i shtrimeve në spital kohët e fundit ka rënë.

ME TE LEXUARAT