“Ik o plak”, zbardhet dëshmia bombë që hedh dritë mbi vrasjen e ish-ministrit grek

Bota

“Ik o plak”, zbardhet dëshmia bombë që hedh

Një dëshmi e fortë  ka hedhur dritë mbi vrasjen e ish-ministrit grek Sifis Valyrakis. Mediat e huaja bëjnë me dije se një dëshmitar okular ka thyer heshtjen dhe ka treguar se ish-ministri kishte dalë me varkë në det, kur në një moment i ishte afruar një anije peshkimi dhe mes palëve kishin nisur sherri.

Dëshmitari kishte mundur të dëgjonte vetëm: Ik o plak!, kjo pasi sipas tij, peshkatarët amatorë nuk lejoheshin që të dilnin në det. Më tej, dëshmitari tregoi se një prej peshkatarëve e kishte goditur dy ose tre herë me shkop dhe më pas ishin larguar. Për shkak të afërsisë nga vendngjarja, rreth 150 metra, dëshmitari pretendon se ka arritur që t’i identifikojë autorët.

Ndërkohë avokatët e familjes kanë ngritur një aktakuzë për shkelje të detyrës së Rojës Bregdetare.
Ish-ministri grek u gjet i vdekur në det në fund të janarit, milje larg varkës së tij, pasi ishte zhdukur prej disa orësh. Alarmi për zhdukjen e tij u dha nga bashkëshortja, e cila këmbëngulte se ai ishtevrarë./Protothema

ME TE LEXUARAT