I dënuari në SHBA refuzon injeksionin, kërkon të ekzekutohet me skuadër pushkatimi

Bota

I dënuari në SHBA refuzon injeksionin, kërkon të

Një vrasës i dënuar me vdekje në SHBA ka refuzuar injeksionin fatal duke kërkuar të vdesë me skuadër pushkatimi.

Zane Michael Floyd pritet të bëhet njeriu i parë i ekzekutuar në Nevada në 15 vjet por avokatët e tij po përpiqen të ndalojnë ekzekutimin e planifikuar për në qershor.

Në dokumentet e gjykatës ata thonë se ekzekutimi me injeksion vrasës është tepër makabër, prandaj kërkojnë skuadër pushkatimi, që është një metodë e përdorur rrallë në SHBA.

Avokati Brad Levenson tha se Floyd kërkon të shmangë vdekjen me tre injeksione fatale, duke thënë se vrasja me armë është “mënyra më humane”. Ekzekutime të tilla lejohen vetëm në tre shtete amerikane – Mississippi, Oklahoma e Utah – por procedura nuk është përdorur që prej vitit 2010.

45 vjeçari është shpallur fajtor për vrasjen e katër njerëzve dhe plagosjen e një tjetri në një supermarket në Las Vegas në 1999.

Ai u dënua me vdekje pasi pranoi fajin një vit më vonë. Floyd ka apeluar disa herë dënimin e tij por është hedhur poshtë. Aktualisht në shtetin e Nevada janë 70 njerëz të dënuar me vdekje. Vetëm 27 shtete në SHBA kanë ende dënimin me vdekje, për të cilin “falja e mëshirës” është dhënë vetëm një herë në vitin 1976.

ME TE LEXUARAT