I vaksinuar, por kjo nuk e mbrojti. Punonjësi i aeroportit infektohet me Covid-19

Bota

I vaksinuar, por kjo nuk e mbrojti. Punonjësi i aeroportit infektohet me

Një rast që askush nuk do dëshironte ta dëgjonte, ka ndodhur në Zelandën e Re. Mediat vendase shkruajnë se një punonjës i aeroportit, infektoi me Covid-19, një ditë pasi u hapën kufinjtë me Australinë.

Lajmi u bë me dije nga kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, e cila tha se punonjësi i infektuar kishte marrë të dyja dozat e vaksinës.

Një punonjës aeroporti në Zelandën e Re rezultoi pozitiv me  Covid-19, një ditë pasi vendi rihapi udhëtimet me Australinë. Mediat ndërkohë, shkruajnë se detyra e punonjësit ishte të pastrojë avionët që kanë fluturuar  në vendet ku Covid-19 është gjerësisht i përhapur, por, duke cituar fjalët e kryeministres, hapja e kufinjëve nuk ka të bëjë aspak, duke theksuar se marrëveshja nuk do të ndikohet.

Gjendja e të infektuarit paraqitët e mirë, ai aktualisht është izoluar.

ME TE LEXUARAT