I lumtur, Boris Johnson pi birrën e parë pas lehtësimit të masave anti-Covid

Bota

I lumtur, Boris Johnson pi birrën e parë pas lehtësimit të

Në Britani masat anti-covid janë lehtësuar dhe jeta thuajse normale ka filluar, mes tyre edhe kryeministri Boris Johnson. Ky i fundit, përfitoi nga moti i mirë të hënën për të pirë më në fund gotën e tij të parë të birrës në një pub lokal Mount Tavern në Wolverhampton. Kryeministri piu një gotë birre, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Birmingham, Andy Street.

 

"Është ndjesi e mrekullushme të kthehesh sërish në pub dhe të shoh të bashkuar miqtë me familjen. Ne kemi punuar kaq shumë për të arritur në këtë pikë. Le të vazhdojmë në këtë rrugë.  Mos harroni të lani duart, fytyrën, hapësirën dhe ajrin e pastër”, tha Johnson. 

Kryeministri kishte ndërmend të shkonte në pub ditën e parë të lehtësimit të kufizimeve, në 12 Prill, por ai e shtyu atë pas vdekjes së Princit Philip.

ME TE LEXUARAT