Sulmi i Izraelit vrau tre gjeneralë të lartë dhe dy shkencëtarë bërthamorë të Iranit, EMRAT
Izraeli kreu një seri sulmesh ndaj Teheranit të premten në mëngjes, duke i dhënë një goditje të madhe zinxhirit komandues të Iranit duke vrarë tre gjeneralët e tij kryesorë, sipas mediave dhe zyrtarëve shtetërorë iranianë.
Ushtria izraelite konfirmoi vdekjen e tre komandantëve iranianë.
Dy shkencëtarë që luajtën role kryesore në zhvillimin bërthamor të Iranit u vranë gjithashtu të premten, sipas mediave shtetërore iraniane.
Gjeneralët ushtarakë iranianë
Gjeneral Major Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura dhe komandanti i dytë më i lartë pas Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Gjenerali Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, forca kryesore ushtarake e Iranit.
Gjenerali Gholamali Rashid, zëvendëskomandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.
Shkencëtarët bërthamorë
Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.
Mohammad Mehdi Tehranchi, një fizikant teorik dhe president i Universitetit Islamik Azad në Teheran.