Hodhi poshtë draftin e marrëveshjes, ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën kontroll të plotë

Bota

Hodhi poshtë draftin e marrëveshjes, ministri: Izraeli duhet të

Ministri i Energjisë i Izraelit, Eli Cohen, deklaroi se Izraeli, i cili aktualisht kontrollon 70 për qind të Gazës, duhet të marrë “kontroll të plotë” të enklavës palestineze.

Cohen theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë marrëveshje për ndalimin e sulmeve mbi Gazën.

Ai është lideri i radhës i lartë izraelit që shpreh rezistencë ndaj një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA me Hamasin, e cila do të parashikonte çarmatimin e grupit.

Më herët, ministri i ekstremit të djathtë të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, e hodhi poshtë draftin e marrëveshjes duke e cilësuar si “të papranueshëm”.

ME TE LEXUARAT