Greqia fut zyrtarisht sportin e shahut si lëndë në shkolla

Bota

Greqia fut zyrtarisht sportin e shahut si lëndë në shkolla

Sporti i shahut tashmë është një lëndë zyrtare në shkollat e Greqisë.

Një propozim i rëndësishëm i Federatës Greke të Shahut (ESO) u miratua nga Instituti i Politikave Arsimore (IEP).

Më konkretisht, janë miratuar dy programe arsimore: I pari titullohet “ Shahu dhe Imagjinata ” dhe ka të bëjë me nxënësit e kopshtit, të klasës së parë dhe të dytë të fillores. E dyta quhet “Shahu, një lojë strategjie dhe matematikë, një lojë për të gjithë!” dhe ka të bëjë me nxënësit e klasave të 4-ta, të 5-ta dhe të 6-ta të shkollës fillore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto programe mund të përdoren nga mësuesit në Workshop-et e Aftësive të klasave përkatëse.

 

ME TE LEXUARAT