Grekërit tregohen të pashpirtë me emigrantët: I vjedhin, i rrahin dhe pastaj i hedhin në det të lidhur

Bota

Grekërit tregohen të pashpirtë me emigrantët: I vjedhin, i

Të paktën tre persona vdiqën dhe një tjetër është zhdukur pasi Garda Bregdetare Greke kapi një grup emigrantësh dhe i hodhi në Detin Egje, thanë të mbijetuarit dhe autoritetet turke të Premten.

Garda Bregdetare Turke arriti të shpëtojë dy azilkërkues nga Ishulli Bogaz, i vendosur në brigjet e provincës Egje të Izmirit dhe dy të tjerë nga ujërat përreth, sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit të provincës.

Ndërsa fatkeqësisht 2 nga trupat u nxorrën nga deti të pajetë. Personi i tretë që vdiq ishte një nga dy të shpëtuarit fillimisht nga uji, i cili më vonë ndërroi jetë në një spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sipas deklaratave fillestare të azilkërkuesve, zyrtarët grekë kapën sendet e tyre, u lidhën duart duke përdorur pranga plastike dhe i hodhën në det pa asnjë trap shpëtimi ose anije,” tha deklarata.

Ekipet turke të kërkimit po merren me kushte të vështira të motit për të gjetur azilkërkuesin e zhdukur sa më shpejt të jetë e mundur, shtoi ajo.

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të reja, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për të shtyrë azilkërkuesit, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e njerëzve të pambrojtur, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

Më vonë, Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu postoi një video në Tëitter duke treguar skena të shpëtimit dhe azilkërkuesve në spital.

Njëri prej tyre shihet me lidhëse në kyçet e tij, ndërsa Muhamedi, një tjetër azilkërkues, tregon për incidentin.

Duke thënë se ata shkuan në ishullin grek të Chios dhe qëndruan atje për dy ditë, ai shpjegoi: “Pastaj na morën celularët dhe paratë dhe na rrahën. Ishim shtatë veta … dhe tani janë tre, nuk e di se ku janë katër të tjerët,” tha ai, duke shtuar se pa një person të vdekur.

ME TE LEXUARAT