Green Pass në këmbim të parave, arrestohet infermierja në Itali

Bota

Green Pass në këmbim të parave, arrestohet infermierja në

Autoritetet italiane kanë arrestuar një infermiere e cila hiqej sikur i vaksinonte personat kundër Covid, por në fakt paguhej thjesht për të marrë pasaportën false të vaksinimit. Hetuesit përdorën një kamera të fshehtë për të regjistruar 58-vjecaren që punon në një qendër vaksinimi në Siçili.

Nga pamjet, gruaja shihet që mbush shiringën dhe pastaj e zbraz në një garzë, pasi bën sikur e injekton në krahun e njerëzve.

Të njëjtin veprim ajo e kishte bërë edhe me vaksinën e saj, prandaj u arrestua, pas akuzave  për falsifikim dhe përvetësim të jashtligjshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë me vaksinat anti-Covid, për më tepër ku gjatë muajve të fundit shumë mjekë dhe infermierë janë arrestuar nga autoritetet italiane.

ME TE LEXUARAT