Gati lufta Rusi-Ukrainë, "hyjnë në lojë" Merkel dhe Biden

Bota

Gati lufta Rusi-Ukrainë, "hyjnë në lojë" Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u pajtuan se një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon.

Gjatë një bisede telefonike, Merkel dhe Biden kanë thënë se është e nevojshme që Rusia të tërheqë forcat e saj përgjatë kufirit me Ukrainën.

Ditët e fundit Rusia ka shtuar njësitë e armatosura në zonë, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore.

Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan një diskutim të ministrave të NATO-s në Bruksel, të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë të “ndalojë provokimet “./a2 cnn

ME TE LEXUARAT