FOTO/ Përmbyset autobusi, tetë të vdekur dhe 35 të plagosur

Bota

FOTO/ Përmbyset autobusi, tetë të vdekur dhe 35 të plagosur

TURQI- Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Turqi.

Një autobus, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Mediat turke shkruajnë se si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat dhe ekipet e shpëtimit, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.

ME TE LEXUARAT