(FOTO) Del harta, Rusia ka 4 rajone të reja

Bota

(FOTO) Del harta, Rusia ka 4 rajone të reja

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia ka katër rajone të reja, pas referendumeve të fundit në Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, në të cilat, sipas Kremlinit, votuesit kishin zgjedhur aneksimin.

“Rezultatet kanë dalë dhe janë të qarta. Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë 4 rajonet e reja të Federatës Ruse, pasi ky është vullneti i miliona njerëzve”, tha Putin mes duartrokitjeve të të pranishmëve në ceremoni.

Më tej, Putin i konsideroi heronj ushtarët rusë të rënë në luftë: “Vdiqën duke luftuar për tokën e tyre”.
Në fjalimin e tij, Putin iu drejtua edhe ushtarëve dhe familjarëve të tyre: “Dua t’i bëj një apel, pasi ata duhet ta kuptojnë se për çfarë po luftojmë ne. Perëndimi po përpiqet të përçajë Rusinë duke mbështetur Ukrainën në këtë luftë.

Perëndimi po mundohet të gjunjëzojë Rusinë me valutat e tij të reja dhe me zhvillimet teknologjike. Nuk e durojnë dot faktin që një shtet kaq i pasur si ne, ekziston. Kemi përballë Perëndimin e pangopur, që kërkon ta kthejë Rusinë në një koloni të vetën. Prandaj po bën një luftë hibride kundër nesh. Nuk duan që të jemi një shoqëri e lirë, por duan që të na shohin si një turmë skllevërish. Ata nuk kanë nevojë për Rusinë, por ne kemi nevojë për Rusinë”.

(FOTO) Del harta, Rusia ka 4 rajone të reja

ME TE LEXUARAT