Fletë arresti për Netanyahun, reagon ashpër Biden: Skandaloze!

Bota

Fletë arresti për Netanyahun, reagon ashpër Biden: Skandaloze!

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkoi lëshimin e fletarresteve për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Karim Khan argumentoi se beson që Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit janë që të gjithë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael nga 7 tetori 2023. Ndërkaq, presidenti amerikan Joe Biden e dënoi si “të padrejtë” përpjekjen e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të kërkuar urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë.

Në një deklaratë të ashpër, Presidenti Biden denoncoi kërkesën e kryeprokurorit për të arrestuar zotin Netanjahu dhe Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke thënë se “Kjo është skandaloze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çfarëdo që ka dashur të thotë prokurori, nuk ekziston asnjë paralelizëm mes Izraelit dhe Hamasit. Ne gjithmonë do të qëndrojmë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”.

 

ME TE LEXUARAT