Filloi si një bisedë e zakonshme, 18-vjeçarja përdhunohet në sy të shoqes së saj

Bota
Filloi si një bisedë e zakonshme, 18-vjeçarja përdhunohet
ILUSTRIM

Policia ka nisur hetimet në lidhje me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Bedford, Britani ku një vajzë 18 vjeçare është përdhunuar në sy të shoqes së saj.

Ajo u sulmua seksualisht pasi bashkë me mikeshën e saj kishin nisur të shkëmbenin një bisedë me përdhunuesin.

Kjo ngjarje e rëndë ka lënë pasoja të rënda tek viktima dhe tek mikesha e saj që e ka parë të gjithë skenën. Policia ka nisur hetime intensive dhe po i bën thirrje çdokujt që ka informacion, pasi kapja e autorit mund të parandalojë krime të tjera si dhe të parandalojë nxitjen e frikës në komunitet.

“Ky sulm ishte jashtëzakonisht shqetësues për këtë grua të re dhe shoqen e saj, dhe ekipi ynë i oficerëve specialistë po punon me ta dhe po i mbështet ata.”, ka thënë detektivja e çështjes Michele Lack.

ME TE LEXUARAT