Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? Izraeli përgatitet për luftë në të gjitha frontet
Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij të përbetuar, forcat e sigurisë të Izraelit janë në gatishmëri të lartë. Pritet që sulmet me të cilat ka kërcënuar Irani dhe milicia shiite libaneze Hezbollah do të ndodhin "në disa fronte", njofton televizioni izraelit Channel 12.
Kjo do të thotë se përveç Hezbollahut në sulmin e Teheranit ndaj Izraelit mund të marrin pjesë edhe grupe të tjera të armatosura, si p.sh. milicët Huthi në Jemen dhe milicët besnikë të Iranit në Irak dhe Siri.
Rreziku për një konflikt të armatosur rajonal u shfaq pasi dy armiq të Izraelit të rangut të lartë ranë viktima sulmesh vdekjeprurëse. Të mërkurën në mbrëmje prej një shpërthimi në dhomën e një vilë pritjeje qeveritare në Teheran u vra shefi i jashtëm i Hamasit, Ismail Haniya.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Disa orë më parë ishte vrarë gjatë një sulmi ajror në Bejrut komandanti i lartë i Hezbollahut, Fuad Schukr.
Izraeli mori përgjegjësinë për sulmin kundër Shukr, por ende nuk e ka komentuar atentatin kundër Haniyas. Irani dhe Hamasi fajësojnë për vrasjen e tij shtetin hebre.