Eventi i UFC-së ngjall debat, bonuset për luftëtarët lidhen me biznesin e Trump

Bota

Eventi i UFC-së ngjall debat, bonuset për luftëtarët lidhen

Një detaj i pazakontë ka tërhequr vëmendjen për eventin e madh UFC Freedom 250, që do të zhvillohet në kuadër të festimeve të 250-vjetorit të SHBA-së dhe përkon me ditëlindjen e presidentit Donald Trump më 14 qershor.

Sipas raportimeve, luftëtarët pjesëmarrës do të përfitojnë bonuse në formën e një stablecoin të emetuar nga World Liberty Financial, një kompani kriptomonedhash e lidhur me familjen Trump dhe familjen e Steve Witkoff, të dërguarit special të SHBA-së për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën.

World Liberty Financial është renditur si sponsor zyrtar i eventit, duke nxitur debat mbi lidhjet mes interesave private dhe një aktiviteti të promovuar në një ambient publik.

Sipas mediave ndërkombëtare, përdorimi i kriptomonedhës së kompanisë në këtë event shihet si një përpjekje për të rritur përdorimin dhe njohjen e saj në treg.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka mohuar ekzistencën e ndonjë konflikti interesi. Zëdhënësi Davis Ingle deklaroi se asetet e presidentit Trump administrohen nga një trust i drejtuar nga fëmijët e tij dhe nuk ndikojnë në vendimmarrjen e administratës.

World Liberty Financial është një kompani me bazë në Delaware, e krijuar nga Donald Trump, djemtë e tij dhe familja e Steve Witkoff, dhe operon në sektorin e kriptomonedhave.

ME TE LEXUARAT