Sulmet e Izraelit vrasin të paktën 86 persona brenda ditës në Gaza

Bota

Sulmet e Izraelit vrasin të paktën 86 persona brenda ditës

Sulmet izraelite në të gjithë Gazën kanë vrarë të paktën 86 palestinezë që nga agimi, thonë burimet mjekësore, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet. 

“Shifrat tragjike që përmendët flasin vetë për tmerret e asaj që po ndodh në Gaza”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në një konferencë për mediat.

“Njerëzit po vriten vetëm pse përpiqen të sigurojnë ushqim për shkak të një sistemi të militarizuar të shpërndarjes humanitare që nuk përmbush asnjë nga parakushtet për një sistem humanitar funksional, të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm.”

Dujarric shtoi: “Është koha e duhur që udhëheqësit e të dyja palëve të gjejnë guximin politik për t’i dhënë fund kësaj masakre.”

ME TE LEXUARAT