Eksodi i madh në Santorini! Mbi 11,000 njerëz dhe 1,200 automjete janë larguar nga ishulli!

Bota

Eksodi i madh në Santorini! Mbi 11,000 njerëz dhe 1,200 automjete

Mijëra qytetarë janë larguar nga Santorini, pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike në ishull. Deri më tani, gjithsej 11,000 njerëz janë larguar nga ishulli i Santorinit. Konkretisht 7000 qytetarë dhe 1200 automjete private. u nis me anije, ndërsa më shumë se 4000 zgjodhën të largoheshin me avion.

Shumica e atyre që largohen janë kryesisht punëtorë në ishull, sipas dëshmive të banorëve. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, ata kanë marrë plaçkat dhe kafshët shtëpiake dhe po largohen masivisht.

Pasditen e sotme ka ndodhur tërmeti më i fortë që prej së shtunës, kur ka nisur fenomeni, me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në jug-jugperëndim të Arkesinit dhe thellësi fokale 13.2 kilometra. Lëkundjet sizmike ishin veçanërisht të forta, duke bërë që banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre duke marrë makinat dhe të lëviznin drejt pjesëve më malore të ishullit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritet u kanë bërë thirrje shoqatave të hoteleve dhe dhomave me qira si dhe pronarëve të akomodimit të informojnë turistët për tërmetet në Santorini. Zonat e strehimit në rast tërmeti janë përcaktuar paraprakisht nga Mbrojtja Civile.

ME TE LEXUARAT