E rëndë, 7-vjeçari bie në koma pas goditjeve të njëpasnjëshme, gjatë stërvites së xhudos

Bota

E rëndë, 7-vjeçari bie në koma pas goditjeve të

Rasti i një djali që po lufton për jetën e tij pasi u përplas në dysheme 27 herë, gjatë praktikës së xhudos nga trajneri dhe shoku i tij i klasës ka tronditur Tajvanin.

Wei Wei është një djali shtatë vjeçar që jeton në Tajvan. Në prill, ai e bindi familjen e tij për të filluar kursin e xhudos. Vetëm dy javë më vonë, ato mësime janë arsyeja që ai ndodhet në koma dhe ka të ngjarë të mbetet i paralizuar, nëse jeton.
Një video shqetësuese që ka qarkulluar në internet, tregon atë duke u hedhur në tokë nga një shok i klasës gjatë praktikës në xhudo.

Ndërsa mësimi vazhdon, ai dëgjohet duke bërtitur “këmba ime”, “koka ime” dhe “nuk e dua atë!” por trajneri i tij vazhdon ta urdhërojë të ngrihet në këmbë dhe i thotë djalit të madh që të vazhdojë ta godasë.

Traineri 60-vjeçare tij, është ndaluar dj po hetohet për neglizhencë, që shkakton lëndime të rënda. Ai ka mohuar çdo keqbërje, sipas Gjykatës së Rrethit Taichung.

Prokurori i rrethit fillimisht e liroi pas marrjes në pyetje, duke pranuar shpjegimin e tij se ajo që kishte ndodhur me Wei Wei ishte pjesë e “trajnimit normal”, raporton BBC.

Por, pasi familja e djalit mbajti një konferencë për shtyp, gjykata tha se ka prova për të dyshuar se trajneri mund të ketë kryer një krim të rëndë dhe ekziston rreziku i bashkëpunimit me dëshmitarët.

Ekspertët thonë se çështja e Wei Wei ka sjellë pyetje shqetësuese që nxjerrin në pah probleme të thella në qëndrimin e Tajvanit ndaj fëmijëve dhe të mësuarit. Kjo, pasi ekziston një besim në Tajvan që fëmijët duhet të disiplinohen në mënyrë rigoroze në mënyrë që të mësojnë.

ME TE LEXUARAT