E rëndë/ Atentat mafioz në mes të rrugës, qëllohen me breshëri plumbash shqiptarët në Itali

Bota

E rëndë/ Atentat mafioz në mes të rrugës, qëllohen

Një episod i rëndë dhune ka tronditur qytetin e qetë të Umbertide në Itali, mbrëmjen e së enjtes, më 19 qershor. Rreth orës 19:30, të shtënat me armë zjarri kanë ndërprerë papritur jetën e zakonshme në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Sipas dëshmive të para, bëhet fjalë për një larje hesapesh të lidhur me trafikun e drogës. Një makinë ndaloi në afërsi të sheshit midis supermarketit Conad dhe Cantina Donini. Prej saj dolën dy persona, njëri i armatosur të cilët qëlluan në drejtim të një grupi prej katër personash, që sipas dëshmitarëve ishin shqiptarë.

Të shtënat lanë të plagosur rëndë dy burra. Njëri prej tyre ra përpara një bari dhe një dyqani duhani, ku u qëllua sërish në këmbë, ndërsa i dyti u përpoq të shpëtonte drejt urës mbi përroin Nestoro, por u qëllua gjatë arratisë.

Njëri nga të plagosurit është transportuar me helikopter drejt spitalit në Perugia, në gjendje shumë kritike. Tjetri ndodhet në spitalin e Città di Castellos, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një plage në kraharorin e majtë. Të dy janë me origjinë të huaj dhe besohet se janë shqiptarë. Autorët janë ende në kërkim, ndërsa karabinierët kanë nisur një hetim të thelluar në bashkëpunim me Prokurorinë, duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë në vendngjarje.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim në komunitetin lokal, duke ngritur alarmin për përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar dhe rritjen e dhunës urbane në zonë.

ME TE LEXUARAT