E mitura greke akuzon 36-vjeçarin shqiptar: Abuzoi me mua!

Bota

E mitura greke akuzon 36-vjeçarin shqiptar: Abuzoi me mua!

Një 36-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, pasi ndaj tij ka bërë denoncim  një e mitur.

E mitura pretendon se shqiptari e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Nea Zicnit.

 Policia greke vijon kërkimet për arrestimin e shqiptarit, banues në Alistraisit. Nga ana tjetër, 15-vjeçarja është ekzaminuar nga mjeku ligjor dhe pritet raporti i tij për të konfirmuar nëse është dhunuar.

 Policia po heton rastin për të kuptuar nëse autori i dyshuar ka njohje me të miturën.

 

ME TE LEXUARAT