E frymëzuar nga videot e vetëvrasjeve, adoleshentja shpëtohet rastësisht para hedhjes nga ura

Bota

E frymëzuar nga videot e vetëvrasjeve, adoleshentja shpëtohet

Një grup adoleshentësh të guximshëm kanë bërë ndërhyrjen vitale për të ndaluar një vajzë të vogël që të hidhej nga ura, në një tendencë vetëvrasjesh në rritje në videot e rrjetit TikTok, i preferuar nga fëmijët dhe adoleshentët. Të rinjtë ishin duke kaluar urën në qytetin e Kropotkin në rajonin rus të Krasnodar Krai, kur pikasën tentativën e vetëvrasjes së vajzës.

Në disa pamje të regjistruara shihet adoleshentja me veshje sportive që shikon poshtë urës, duke u mbajtur në hekurat e saj, para se grupi të afrohet.

Ajo më pas kalo njërën këmbë në anën e jashtme të parmakut, para se adoleshentët t’i vinin në ndihmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të rinjtë e kapin ate nga këmba dhe më pas e tërheqin në anën e sigurisë, ndërsa ajo bie e përlotur në krahët e tyre. Më pas në skenë vjen policia.

Një prej adoleshetëve, Alexander, tha për mediat vendase: “Kur ne u afruan rreth pesë metra larg saj, shoku im pa që vajza u ngrit mbi parmak dhe u bë gati të hidhej. Unë u ktheva dhe vrapova drejt saj, duke e kapur nga këmba”.

Autoritetet thonë se tentativa e vetëvrasjes është frymëzuar nga një tendencë e tmerrshme në rrjetin TikTok, ku përdruesit e rinj inkurajohen të vrasin veten me teknika të sofistikuara manipulimi psikologjik.

Disa nga videot e këtij lloji janë hequr nga rrjeti pasi janë shikuar qindra mijëra herë nga përdoruesit, raportojnë mediat ruse.

Prokurori rus Alexander Bastrykin ka kërkuar censurim të të gjitha përmbajtjeve ku promovohen sfida vrasëse.

TikTok ëshët zotuar të aplikojë kufizime për përdoruesit nën 16-vjeç dhe të ndalojë joshjen e tyre prej përdoruesve më të rritur.

Në një incident të ngjashëm në Novorossiysk, Rusi, një vajzë 11-vjeçare gjeti vdekjen pasi u hodh nga dritarja.

Modelja amerikane e Tik Tok, 18 vjeçarja Dazhariaa Quint Noyes vari veten në shkurt, pasi deklaronte se kryente sfida të ndryshme që konsideroheshin “virale” në rrjet.

Ndërsa një grua 48-veçare në Itali është arestuar per nxitje vetëvrasjeje, pasi një vajzë dhjetë vjeçare vdiq në një sfidë vetë-asfiksimi të nisur nga e akuzuara.

ME TE LEXUARAT