Dy ngjyra të reja për serinë e re të iPhone 16

Bota

Dy ngjyra të reja për serinë e re të iPhone 16

Gjigandi i teknologjisë Apple do të hedh shumë shpejt në treg verisonin e ri të iPhone 16. Në vjeshtën e këtij viti, pritet që të dalë në treg për tu përdorur nga blerësit iPhone 16 pro dhe max me të gjithë elementët e tyre të shtuar inovativë. Sipas kompanisë, këtë vit produkti do të vijë me një risi të re jo vetëm në sistemin e tyre të brendshëm elektronik por edhe në atë viziv. Në këtë seri të re të iPhonëve, Apple do ti prezantojë ato në dy ngjyra të reja, ndërsa diskutohet që të dalë nga tregu titani blu dhe titan natyral. Një nga ngjyrat e reja që do të ketë iPhone 16 do të jetë Desert Titanium. Apple ka pasur disa nuanca rozë në të kaluarën, dhe ndoshta Desert Titanium do të ketë një shkëlqim më të artë.

Ngjyra e dytë do të jetë gri, e cila mund të jetë një version i titanit natyral që kemi parë në serinë iPhone 15 Pro. Titani i bardhë është i mrekullueshëm dhe thuhet se do të mbetet, por duket se Apple do të ndryshojë pak nuancën e ngjyrave edhe për këtë.

Dhe së fundi, do të kemi një errësim të ngjyrës së zezë, e cila do të zëvendësojë opsionin aktual të zi. Errësimi i të zezës është një nga nuancat e preferuara të Apple dhe mund të jetë ndonëse ngjyra më e pëlqyer. Përveç kësaj, të gjithë iPhone 15 janë lëshuar në këtë opsion ngjyrash. Por emri sugjeron se do të jetë një nuancë më e errët e së zezës, ose ndoshta një iluzion optik i krijuar nga një nivel tjetër i shkëlqimit të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se titan natyral, blu, i bardhë dhe i zi janë katër ngjyrat në të cilat iPhone 15 pro dhe pro max janë aktualisht në dispozicion në treg, ndërsa pritet që një nga këto ngjyra do të zhduket këtë vjeshtë dhe tre të tjerat do të modifikohen me lëshimin e iPhone 16 pro dhe pro max.

Ky është një ndryshim më i madh nga sa prisnin. Në të kaluarën, gama e ngjyrave në serinë Pro mbeti e njëjtë për disa vite ose u shtua një ngjyrë shtesë. Në mënyrë të veçantë, modelet e iPhone 'Pro' të Apple kanë qenë gjithmonë të disponueshme zakonisht në opsionet bazë të zezë, të bardhë dhe ngjyrë ari, së bashku me një ngjyrë më të guximshme si jeshile, blu ose vjollcë.

ME TE LEXUARAT