Do të marrë vendin e Stoltenberg, Mark Rutte emërohet Sekretar i Përgjithshëm i NATO
Mark Rutte, kryeministri holandez në largim, pritet të jetë, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s pas arritjes së një marrëveshje me homologun Viktor Orban, me premtimin se nuk do të vendosë forcat e Hungarisë, si edhe nuk do të shpenzojë paratë e saj për të mbështetur Ukrainën.
Viktor Orban, lideri në NATO që shihet si më i afërti me Rusinë, njoftoi se kishte hequr dorë nga kundërshtimet e tij pas dakordësisë me Mark Rutte.
Sekretari aktual i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, deklaroi se procesi i përzgjedhjes do të përfundonte “shumë shpejt”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pasditen e së martës, Orban shkroi në X se “Hungaria është e gatshme të mbështesë kandidaturën e kryeministrit Rutte për sekretar të përgjithshëm të NATO-s” dhe publikoi një letër që kishte marrë nga politikani holandez po atë ditë.
“Unë jam në dijeni të rezultatit të bisedimeve midis Jens Stoltenberg [sekretarit të përgjithshëm aktual] dhe jush në lidhje me mbështetjen e NATO-s për Ukrainën. Unë e kuptoj që ju theksuat se asnjë personel hungarez nuk do të merrte pjesë në këto aktivitete dhe asnjë fond hungarez nuk do të përdoret për t’i mbështetur ata”, shkruhej në letër