“Do të derdhen lumenj gjaku”, aleati i Putin paralajmëron se bota është shumë pranë luftës bërthamore

Bota

“Do të derdhen lumenj gjaku”, aleati i Putin paralajmëron

Ish-presidenti rus dhe njëherësh miku i ngushtë i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, parashikon lumenj të rinj gjaku që do të rrjedhin në botë.

Sipas tij kërcënimi i një lufte botërore bërthamore nuk ka qenë kurrë më i madh që nga koha e krizës së raketave Kubane në 1962.

Duke kritikuar administratën Biden se po detyron Kongresin amerikan që të miratojë një paketë ndihmash financiare dhe ushtarake për Ukrainës, Medvedev theksoi se gjatë gjithë historisë kanë shantazhuar ligjvënësit për të prodhuar luftëra dhe konflikte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kurrë më parë që nga kriza e raketave Kubane nuk ka qenë kaq real kërcënimi i një përplasjeje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s që çon në Luftën e Tretë Botërore. Administrata dhe kujdestari i tyre i frikësuar [Ukraina], natyrisht, do të marrin paratë.  Jo tani, por në Vitin e Ri, për të vazhduar biznesin gjatë luftës me çdo kusht.  Dhe për këtë plaçkë do të rrjedhin lumenj të rinj gjaku, për të cilin familja Biden dhe gjithë bastarët e tyre janë përgjegjës."

Medvdev shkoi më tej duke e portretizuar paketën amerikane të ndihmave për Ukrainën si mënyra perfekte për të zhvatur paratë e taksapaguesve amerikanë.

“Ata kurrë nuk kanë zhvatur kaq shumë para për një shtet të vogël [Ukraina] që është në proces kolapsi. Ata kurrë nuk kanë nxjerrë para në mënyrë kaq agresive dhe të paturpshme për një vend që korruptoi hapur Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarët e familjes së tij”, tha ish-kreu i Kremlinit, duke iu referuar akuzave për marrëveshje biznesi të dyshimta të lidhura me djalin e Joe Biden, Hunter, në Kiev.

Kjo nuk është hera e parë që aleati më i afërt i Putinit, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, lëshon një paralajmërim rrëqethës për luftën bërthamore.

Medvedev më parë kërcënoi Britaninë e Madhe se do të shënonte nisjen e Luftës së Tretë Botërore nëse dërgonte trupa në tokën ukrainase, ndërsa ka folur edhe për një atentat ndaj presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

 

ME TE LEXUARAT