Djali masakron nënën dhe ushqehet 15 ditë me trupin e saj, pjesët që nuk pëlqente ia jepte qenit

Bota

Djali masakron nënën dhe ushqehet 15 ditë me trupin e saj,

Një njeri kanibal po gjykohet për vrasjen dhe copëtimin e trupit të nënës së tij dhe pjesët e saj i mbante në frigorifer. Në një gjykatë në Spanjë u dëgjua se Alberto Sanchez Gomez, 26 vjeç, kishte qenë shpesh i dhunshëm ndaj nënës së tij Maria Soledad Gomez, 66 vjeç. Ajo madje mori një urdhër mbrojtje nga ai.

26-vjeçari i cili është quajtur në mediat lokale si “Kanibali i Guindalera”, po gjykohet për vrasjen e nënës së tij në lagjen Guindalera të kryeqytetit të Spanjës Madrid në Shkurt 2019. Autoritetet thuhet se kanë mbërritur në shtëpinë e familjes pasi miqtë raportuan se nuk e kishin parë Soledad për disa ditë.

Gomez ka pranuar se kishte mbytur nënën e tij për vdekje, gjithashtu trupin e saj e kishte coptuar dhe e kishte ngrënë për 15 ditë. Pjesët e trupit që ai nuk pëlqente ia jepte qenit të tij.

Oficerët raportuan se gjymtyrët e viktimës ishin mbështjellë me qese plastike dhe ishin lënë të shtrira nëpër dhoma të ndryshme, disa pjesë ishin në frigorifer dhe disa copa ishin të gatuara në një tigan. Disa policë thuhet se ishin sëmurur për shkak të erës së keqe dhe tmerrit që ata panë me sy.

Prokurori po akuzon Gomez për vrasje dhe përdhosjen e një kufome dhe ai po përballet me 15 vjet e pesë muaj burg.

Besohet se ai kishte një debat me nënën e tij para se ta mbyste atë, pastaj e mori trupin e saj të pajetë në dhomën e gjumit ku filloi ta copëtojë atë. Sipas mediave lokale, gjykata beson se i dyshuari vuan nga një sëmundje mendore, ndoshta çrregullim i personalitetit kufitar dhe po përdorte drogë në atë kohë.

ABC pretendon se Gomez është pranuar në kujdesin psikiatrik tre herë me inkurajimin e nënës së tij e cila ishte e tmerruar prej tij pasi ai e sulmonte atë fizikisht.  I pandehuri dhe oficerët e policisë që gjetën trupin e copëtuar pritet të dëshmojnë të martën në gjykatën provinciale të Madridit. 

ME TE LEXUARAT