Dita e Nevruzit, Trump: Ardhtë pranvera me një frymë të re shprese dhe optimizmi!
Presidenti Donald Trump uroi sot të gjithë besimtarët bektashinj në mbarë botën për ditën e Sulltan Nevruzit.
Trump tha se kjo traditë shekullore është një mundësi për të reflektuar dhe për të pritur pranverën me një frymë të re shprese.
“Urimet më të mira për të gjithë ata në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që festojnë festën e lashtë të Sulltan Nevruzit. Kjo traditë shekullore është një mundësi për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për të pritur pranverën me një frymë të re shprese dhe optimizmi”, shkruan Trump.
Mesazhi i presidentit Trump u shpërnda në rrjete sociale edhe nga ambasada amerikane në Shqipëri.