Dhjetëra të plagosur, shembet tribuna gjatë garës me dema

Bota

Dhjetëra të plagosur, shembet tribuna gjatë garës me dema

Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shembjes së një tribune gjatë një gare me dema, në qendër të Kolumbisë, kanë raportuar mediat lokale.

Në disa pamje është parë momenti kur ka rënë tribuna prej druri me plot spektatorë në një stadium në komunën El Espinal.

Njerëzit janë parë duke ikur në panik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky incident ka ndodhur gjatë një organizimi tradicional, në të cilin pjesëtarët e publikut inkurajohen të përfshihen në ring për të angazhuar demat.

Ka shqetësime se numri i viktimave do të rritet.

Shfaqjet me dema shpeshhere jane bere arene e ngjarjeve dhe episodeve te renda per shendetin jo vetem te protagonisteve por edhe te shikuesve./evropaelire

ME TE LEXUARAT