Derrat e egër shkaktuan zjarrin e madh, shtyllat e drurit janë ngrënë me dhëmbë

Bota

Derrat e egër shkaktuan zjarrin e madh, shtyllat e drurit janë

Një zjarr i madh ra ditën e djeshme në zonën e Loggitsi Fthiotidas pranë Lamias duke rrezikuar të djegë të gjithë malin nëse nuk do të kishin ndërhyrë një numër i madh zjarrfikësish krahas avionëve.

Pas shuarjes së flakëve, autoritetet greke janë duke kërkuar për shkaktarët, pasi zona është tepër e thellë dhe gjasat që të jenë vënë nga njerëzit janë të pakta.

Pas hetimeve ata kanë zbuluar të paktën 15 shtylla të energjisë elektrike prej druri të dëmtuara, ndërsa njëra prej tyre kishte rënë në tokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga verifikimi i zbulua se shtyllat e drurit janë ngrënë me dhëmbë prej derrave të egër që gjenden me shumicë në këtë zonë duke u dëmtuar rëndë.

Dyshohet pikërisht se njëra prej shtyllave të energjisë elektrike të rrëzuara në tokë ka shkaktuar masë dhe në kushtet e nxehtësisë së madhe dhe në prani të barit të thatë është ndezur flakë.

Kjo e fundit është shpërndarë shumë prej erës që frynte në zonë duke shkaktuar një dëm të madh në zonën pyjore.

Derrat e egër shkaktuan zjarrin e madh, shtyllat e drurit janë

Nisur nga situata e krijuar, autoritetet kanë urdhëruar ndërrimin e shtyllave të dëmtuara me dhëmbë nga derrat e egër për të shmangur zjarre të ngjashme në të ardhmen. 

ME TE LEXUARAT