Britania kundërshton çdo përpjekje për zhvendosje të palestinezëve nga Rripi i Gazës
Britania do të kundërshtojë çdo përpjekje për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës në vendet fqinje arabe kundër vullnetit të tyre, tha ministri i qeverisë Starmer.
“Nuk duhet të ketë zhvendosje të detyruar të palestinezëve, apo çfarëdolloj reduktim në territorin e Rripit të Gazës”, tha Sekretarja e Zhvillimit Ndërkombëtar Anneliese Dodds në Dhomën e Komunave.
Presidenti amerikan Donald Trump propozoi në fillim të kësaj jave zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës, teksa shtoi se SHBA-të kanë në planë të marrin kontrollin e Gazës për ta zhvilluar atë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai tha se parashikon ndërtimin e një resorti ku komunitetet të ndryshme të mund të jetojnë në mënyrë harmonike.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se propozimi i Trump ishte “i jashtëzakonshëm” dhe bëri thirrje që ai të shqyrtohej.