Britania “gjueti shtrigash” ndaj Kinës: Forcat e armatosura dhe spiunët, kërcënim në rritje

Bota

Britania “gjueti shtrigash” ndaj Kinës: Forcat e armatosura dhe

Forcat e armatosura, shkencëtarët dhe spiunët e Kinës paraqesin një “kërcënim në rritje” për Britaninë, paralajmëroi sot një nga agjentët kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar.

Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes, Adrian Bird bëri deklaratën në lidhje me fuqinë në rritje të Pekinit dhe se si ky zhvillim kërcënon Perëndimin.

“Kina do të konkurrojë më drejtpërdrejt me Mbretërinë e Bashkuar në zonat tona të interesit dhe do të jetë në gjendje të ndërpresë furnizimet e teknologjive dhe materialeve kryesore, si mikroprocesorët dhe elementët e rrallë”, u shpreh ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Aftësitë e tyre ushtarake, inteligjente, hapësinore dhe shkencore përbëjnë një kërcënim në rritje për ne. Deri në vitin 2030 vlerësojmë se Kina do paraqesë sfidën më të madhe për interesat e Mbretërisë së Bashkuar”, deklaroi Bird.

ME TE LEXUARAT