Bota rrezikon “të mbetet pa kafe”? Tërmeti i Kolumbisë paralizon zinxhirët e furnizimit

Bota

Bota rrezikon “të mbetet pa kafe”? Tërmeti i

Tërmeti i fuqishëm i magnitudës 7.4 që goditi Kolumbinë ka marrë dhjetëra jetë njerëzish, ka shkaktuar dëme të mëdha e ka lënë me qindra të zhdukur.

Por ndërkohë, një pasojë e papritur e tij pritet të ndihet në të gjithë botën: Lëkundjet e dhunshme të tokës kanë goditur rëndë edhe eksportet kafesë në vendin e famshëm për prodhimin e saj. Tërmeti me epiqendër në San José del Palmar, në rajonin e Chocó-s, preku zemrën e të ashtuquajturit “Eje Cafetero”, apo Boshti i Kafesë. Përveç humbjes tragjike të jetëve dhe dëmtimeve të infrastrukturës civile, ai ka ndërprerë rrugët kryesore të komunikimit tregtar, duke bllokuar zinxhirët e furnizimit.

Ngërçi kryesor shkaktohet veçanërisht nga pamundësia për të arritur në Buenaventura, porti detar strategjik nga i cili kalon pothuajse i gjithë “ari i gjelbër” kolumbian i destinuar për eksport. “Aktualisht, rruga për në Buenaventura nuk është e kalueshme nga automjetet tregtare të huaja, përfshirë ato që përdoren për eksport dhe import”, shpjegoi Gustavo Gómez, presidenti i Shoqatës Kombëtare të Eksportuesve të Kafesë. Emergjenca rëndohet edhe më shumë nga fakti se tërmeti ka goditur veçanërisht rajonin ku ndodhet pjesa më e madhe e impianteve të përpunimit të kafesë.

Edhe në zonat më pak të prekura, mungesa e qasjes për automjetet e transportit të mallrave po e vështirëson dërgimin e kafesë drejt porteve të tjera kryesore, përfshirë Puerto Antioquia, Cartagena dhe Santa Marta. Kolumbia është eksportuesi i tretë më i madh i kafesë në botë dhe furnizuesi kryesor global i kokrrave të varietetit arabica me cilësi të lartë.

ME TE LEXUARAT