Blinken dhe Lavrov bisedojnë për Ukrainën

Bota

Blinken dhe Lavrov bisedojnë për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takohet të premten, 21 janar, në Gjenevë të Zvicrës me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në përpjekje të vazhdueshme për të lehtësuar tensionet mes shqetësimeve se Rusia do ta pushtojë Ukrainën, pavarësisht paralajmërimeve për pasoja të rënda.

Bisedimet në qytetin zviceran ndërmjet diplomatëve të lartë, pasojnë një stuhi diplomacie në javët e fundit, që nuk ka arritur të kapërcejë ndarjet e thella ndërmjet Moskës dhe Perëndimit, për çështjet e sigurisë në Evropën Lindore.

Para nisjes për në Gjenevë, Blinken vuri në pah se ai nuk parashikon një përparim në këto bisedime, të cilat, siç tha ai, duke pasur parasysh gjendjen ku ndodhen bisedimet, duhet të eksplorojnë nëse mund të vazhdohet vërtet të ndiqet rruga diplomatike për zgjidhjen e kësaj krize.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rusia mund të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe dialogut ose konfrontimin dhe pasojat”, tha Blinken më 20 janar, në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Unë mendoj se ne do të dimë më shumë nesër (e premte 21 janar) – të paktën shpresoj kështu – nëse Rusia është vërtet e përkushtuar në përpjekjen për t’i zgjidhur këto tensione përmes dialogut apo jo”, tha ai.

Moska dëshiron që trupat e huaja të NATO-s të largohen nga Rumania dhe Bullgaria si pjesë e kërkesave të sigurisë që po kërkon nga aleanca e udhëhequr nga SHBA, tha të premten Ministria e Jashtme ruse para bisedimeve Rusi-SHBA në Gjenevë.

Rusia dëshiron “tërheqjen e forcave të huaja, pajisjeve dhe armëve” nga vendet që nuk ishin anëtare të NATO-s para vitit 1997, duke përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, tha ministria në një deklaratë.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në Krime dhe pranë kufijve të Ukrainës, duke ngritur alarmin në kryeqytetet perëndimore se Moska po përgatit veprime të mëtejshme ushtarake kundër Ukrainës.

Moska tashmë mbështet luftëtarët separatistë në një luftë të vazhdueshme në Ukrainën lindore që ka marrë jetën e më shumë se 13,200 personave që nga viti 2014, të njëjtin vit kur aneksoi ilegalisht Krimenë.

cMoska është e zemëruar për mbështetjen ushtarake perëndimore për Ukrainën.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë thënë se shumica e kërkesave të Rusisë nuk janë fillestare.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha në një konferencë shtypi më 19 janar se Rusia do të përballet me pasoja të rënda ekonomike nëse ndodh një ofensivë ushtarake.

Rusia mohon planifikimin e një pushtimi, edhe pse shton retorikën luftarake dhe kërkon një listë garancish sigurie.

Kërkesat përfshijnë një premtim nga NATO për të mos pranuar kurrë Ukrainën dhe për një tërheqje të konsiderueshme të aleancës nga Evropa Lindore./REL

ME TE LEXUARAT