Biden bisedë telefonike me Erdogan pas fitores: Diskutime mbi forcimin e sigurisë së NATO-s

Bota

Biden bisedë telefonike me Erdogan pas fitores: Diskutime mbi forcimin e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s për rritjen e sigurisë ndërkombëtare, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Presidenti Joseph Biden, Jr. telefonoi sot Presidentin Recep Tayyip Erdogan për ta uruar për rizgjedhjen e tij si President i Turqisë”, thuhet në deklaratë.

“Ata shprehën angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar punën së bashku si partnerë të ngushtë për të thelluar bashkëpunimin midis vendeve dhe njerëzve tanë. Ata diskutuan gjithashtu gatishmërinë e tyre si aleatë të NATO-s për të adresuar sfidat rajonale dhe globale, duke përfshirë forcimin e sigurisë transatlantike në Samitin e NATO-s në Vilnius”, zbuloi Shtëpia e Bardhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Samiti i NATO-s i vitit 2023 është planifikuar të mbahet nga kryeqyteti lituanez Vilnius në datat 11-12 korrik.

 

ME TE LEXUARAT