“Bëra atë që më tha...”/ Trump konfirmon se ndërroi fshehurazi avionin pas samitit të NATO-s në Turqi

Bota

“Bëra atë që më tha...”/ Trump konfirmon se

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka konfirmuar se muajin e kaluar ndërroi në mënyrë të fshehtë avionin me të cilin po largohej nga samiti i NATO-s në Turqi, pasi shërbimet amerikane të sigurisë kishin identifikuar një kërcënim të mundshëm, raporton BBC.

Duke folur për gazetarët të martën, Trump tha se vendimi për ndryshimin e avionit ishte marrë nga Shërbimi Sekret dhe ushtria amerikane.

“Unë ndjek udhëzimet e Shërbimit Sekret dhe ushtrisë. Ata donin që të udhëtoja me një fluturim tjetër, me një avion tjetër. Thjesht duhet të bëj atë që më thonë”, deklaroi presidenti amerikan.

Ngjarja lidhet me largimin e presidentit amerikan nga samiti i NATO-s më 8 korrik. Trump u pa nga kamerat televizive duke hipur në Air Force One, por më pas, sipas raportimeve, ai u largua fshehurazi nga avioni duke u transportuar brenda një kamioni furnizimi drejt një avioni ushtarak.

Ndërrimi i avionit në momentet e fundit ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e personave që ndodheshin në avionin e përdorur si “karrem”. Megjithatë, Trump tha se avioni ushtarak me të cilin udhëtoi në fund ishte, sipas vlerësimit të autoriteteve, “në rrezik më të madh”.

Gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë që ndodheshin në avion nuk ishin në dijeni se Trump ishte nxjerrë fshehurazi prej tij. Operacioni ishte pjesë e një skenari të përgatitur për të mbrojtur presidentin nga një kërcënim i mundshëm.

ME TE LEXUARAT