BE reagon pas vendosjes së trupave ushtarakë rusë në kufi me Ukrahinën: Situatë e rrezikshme

Bota

BE reagon pas vendosjes së trupave ushtarakë rusë në kufi me

Vjen reagimi i Bashkimit Europian, pas vendosjes së 100 mijë ushtarëve rusë në kufirin me Ukrahinën. Joseph Borel, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të BE tha se ky veprim është i rrezikshëm dhe shqetësues.

 

Ndërsa Donald Tusk, presidenti i PPE tha se nëse duan të ndalojnë agresionin rus në Ukrainë, atëherë duhet ndaluar dhe Nord stream 2, gazsjellësi në ndërtim që kalon nëpërmjet detit balltik dhe transporton gazin nga Rusia në Gjermani, pra në Europë.

Kjo situatë nuk është aprovuar as nga SHBA, ndërsa është folur një takim mes presidentit amerikan Joe Biden, me presidentin rus, Vladimir Putin. Kujtojmë mes dy vendeve situata është shumë e tensionuar.

ME TE LEXUARAT