BE e vendosur të shkëputet nga gazi dhe nafta ruse deri në vitin 2027

Bota

BE e vendosur të shkëputet nga gazi dhe nafta ruse deri në vitin

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot se Bashkimi Europian do të financojë një plan prej 210 miliardë eurosh në grante dhe kredi për t’i dhënë fund varësisë së BE-së nga gazi dhe nafta ruse deri në vitin 2027.

Von der Leyen tha se fundi i varësisë në Evropës nga karburantet fosile ruse do të jetë një ndër prioritetet e familjes së madhe të BE-së, shkruan BBC. Rusia aktualisht furnizon 40% të gazit të saj drejt BE-së.

Gjithashtu edhe Gjermania ka nisur sot punimet për ndërtimin e terminalit të saj të parë lundrues për gazin natyror të lëngshëm (LNG) në Wilhelmshaven.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ky projekt vjen në kuadër të përpjekjeve të vendit për t’u bërë i pavarur nga gazi rus ndërkohë që në Ukrainë vijon lufta kundër Rusisë.

Gjermania po përpiqet të përshpejtojë ndërtimin e terminalit në mënyrë që të importojë LNG nga vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në.

ME TE LEXUARAT