Autobusi goditet nga gurë që rrokulliseshin, humbin jetën 9 turistë

Bota

Autobusi goditet nga gurë që rrokulliseshin, humbin jetën 9

Një aksident i rëndë ka ndodhur Indinë veriore, nëntë turistë humbën jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u godit nga gurë që rrokulliseshin.

BBC thotë se tre persona të tjerë pësuan lëndime në incidentin e rëndë, që ndodhi në rajonin e Himachal Pradesh. Pamjet dramatike të publikuara në mediat sociale tregonin gurë të mëdhenj duke u lëshuar poshtë drejt një lugine të pjerrët e duke përfunduar mbi një urë, një ngjarje kjo e përshkruar si “shokuese” nga zyrtarët lokalë. Disa prej viktimave ishin nga kryeqyteti Delhi, dhe po vizitonin fshatin turistik të njohur Chitkul.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rënien e gurëve, por duket se ishin lëshuar paralajmërime për rrëshqitje të mundshme toke pas reshjeve të mëdha të shiut. Ndërkohë, mediat vendas raportojnë për një fenomen të rrallë të vënë re në fshatin Idukki, ku banorët flasin për shi gurësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata thonë se nga qielli kanë rënë gurë të vegjël mbi çatitë e disa shtëpive, të cilat janë dëmtuar. Gjeologët mendojnë se kjo ka ardhur si pasojë e faktit që shtëpitë e goditura ishin poshtë një zonë shkëmbore.

ME TE LEXUARAT