Autobusi doli nga rruga, media kroate: Shkak i aksidentit me 10 viktima, lodhja e shoferit

Kosovë&Rajon

Autobusi doli nga rruga, media kroate: Shkak i aksidentit me 10 viktima, lodhja

Mediat kroate zbardhin detaje të reja nga aksidenti tragjik që u mori jetën 10 shqiptarëve nga Kosova të cilët po udhëtonin nga Frankfurti në drejtim të Prishtinës.

“24sata.hr” shkruan se shkak i daljes së autobusit nga rruga dyshohet se ka qenë lodhja e shoferit, të cilët kishin vetëm 30 minuta që ishin ndërruar pas një pushimi që kishin bërë në Kroaci.  Nga aksidenti mbetën 10 të vdekur dhe 48 të plagosur, 8 prej tyre në gjendje të rëndë.

Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç u shpreh se ky ishte aksidenti më i rëndë që kishte parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve.

Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha ai. Shqiptarët nga Kosova po ktheheshin nga Gjermania, por udhëtimi i tyre mëngjesin e sotëm u pre në mes.

ME TE LEXUARAT