Austria blen 1 milionë doza të vaksinës ruse, Sputnik V ende nuk është regjistruar nga EMA

Bota

Austria blen 1 milionë doza të vaksinës ruse, Sputnik V ende nuk

Austria siç u bë me dije javë më parë, ka kthyer sytë tek vaksina ruse, për të luftuar Covid-19. Së fundmi, kancelari austriak Sebastian Kurz bëri me dije se qeveria ka vendosur të blejë 1 milionë doza të vaksinës ruse, por thekson se do nisë përdorimin e saj kur EMA ta regjistrojë.

“Ne ramë dakord për të blerë një milionë doza të vaksinës Sputnik V, që tashmë është përdorur në më shumë se 50 vende. Mezi presim regjistrimin e shpejtë nga rregullatori europian EMA, sepse çdo vaksinë shtesë do të na ndihmojë të kursejmë jetë dhe implementimi i vaksinave na kthen më shpejt në normalitet”, th ai.

ME TE LEXUARAT