Arti në zi! Gripi i merr jetën yllit të njohur!

Bota

 

Arti në zi! Gripi i merr jetën yllit të njohur!

Bota po përballet me një situatë alarmante në lidhje me virozat që po qarkullojnë gjatë sezonit të dimrit. Një lajm tronditës vjen nga Kina, ku bëhet me dije se aktorja e njohur Barbie Hsu, një nga yjet më të shquar në botën kinezishtfolëse, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare si pasojë e një sëmundje që lidhet me gripin.

Sipas CNN, Hsu u nda nga jeta pasi prej kohësh po përballej me sëmundjen e rëndë siç është pneumonia. Hsu u infektua nga gripi gjatë pushimeve me familjen në Japoni, njofton motra e saj më e vogël Dee Hsu, ku shprehet: 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Jam mirënjohëse që munda të isha motra e saj në këtë jetë, që të kujdeseshim dhe të ishim pranë njëra-tjetrës. Unë do t'i jem gjithmonë mirënjohës asaj dhe do të më mungojë".

E njohur gjerësisht si "Big S", Hsu u bë e famshme në moshën 17-vjeçare në mesin e viteve 1990 së bashku me motrën e saj më të vogël, dyshja Mandapop SOS.  Vëllezërit dhe motrat ishin të njohur për sensin e tyre të humorit, gjatë emisionit të tyre talk show. Por ishte roli kryesor i Hsu-së në dramën televizive ikonike të vitit 2001 "Meteor Garden" që i dha asaj famë përtej Kinës, pasi portretizimi i saj i një vajze të zakonshme që gjen dashurinë me një djalë të pasur, rezononte me miliona fansa.

Të hënën, lajmi me titull "Big S ndërroi jetë" u bë tema e ditës në rrjetet sociale, duke grumbulluar mbi 1.5 miliardë shikime.

ME TE LEXUARAT