Angli, “Zhduken” 5 minorenë shqiptarë (EMRAT)

Bota

Angli, “Zhduken” 5 minorenë shqiptarë (EMRAT)
Policia angleze publikoi fotot e disa minorenëve shqiptarë të cilët konsiderohen si të “zhdukur”.

Bëhet fjalë për disa djem të moshës 15 deri 17 vjeç të cilët pasi kanë mbërritur në Angli të pa shoqëruar nga prindërit dhe janë mbajtur në qendrat sociale, nga të cilat janë larguar pa njoftuar.
Sipas legjislacionit dhe rregullave të shërbimit social anglez ata konsiderohen të humbur dhe është detyra e policisë të nis kërkimet.

Në fakt më shumë se sa një “zhdukje” bëhet fjalë për fshehjen e tyre në komunitetin shqiptarë në Angli për t’i shpëtuar dëbimit. Ligjet angleze të emigracionit parashikojnë mos dëbim të fëmijëve azil kërkues deri kur ata mbërrin moshën 18 vjeç. Duke e ditur se kur mbushet kjo moshë ata rrezikojnë mos fitimin e azilit detyrohen të largohen nga qendrat sociale ku akomodohen.
Top Channel raporton se gjatë këtyre muajve të 2021, janë raportuar si të zhdukur pesë minoren shqiptarë.

Angli, “Zhduken” 5 minorenë shqiptarë (EMRAT)

Ata janë:

1-Arben Axhami vjeç 17,   larguar nga Coventry, West Midlands më datë 10/03/2021
2-Denis Marku vjeç 17, larguar nga Harrow, London më datë 17/03/2021
3-Besmir Domi vjeç 16 , larguar nga Luton, Bedfordshire më datë 11/02/2021
4-Artur Krasniqi vjeç 16, larguar nga  Luton, Bedfordshire më datë 18/02/2021
5-Drilon Murati vjeç 16, larguar nga Edgware, London më 24/01/2021

Besohet se këto raste janë vetëm maja e ajsbergut pasi ka shumë minoren që mbërrin në Angli dhe nuk i drejtohen shërbimeve sociale. Fenomeni më shqetësues i kësaj histori është se këta minoren për të paguar borxhet e vajtjes në Angli që variojnë deri në 13.000 stërlina detyrohen të përfshihen si kopshtarë në ato që njihen si “shtëpitë e barit” ku rritet kanabis.

Të tilla sipërmarrje sipas policisë angleze organizohen nga krimi organizuar shqiptarë.
Këto pesë raste demonstrojnë po ashtu se paçka shtimit të kontrolleve në pikat kufitare në Shqipëri, prindërit mundet të largohen me fëmijët e tyre në drejtim të Evropës dhe kthehen pa ata të cilët më pas paguajnë për tu trafikuar në Angli./TCH

ME TE LEXUARAT