Angela Merkel i sfidon të gjithë, merr dozën e parë të AstraZeneca-s

Bota

Angela Merkel i sfidon të gjithë, merr dozën e parë të

Kancelarja gjermane Angela Merkel mori  dozën e parë të vaksinës Oxford-AstraZeneca Covid-19 të premten, njoftoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert në një mesazh në Twitter.“Jam e lumtur që sot kam marrë dozën e parë të AstraZeneca.

Do të doja të falënderoja të gjithë ata që janë pjesë e  fushatës së vaksinimit – dhe të gjithë ata që janë vaksinuar.Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë, ”tha Seibert në emër të Merkel.

Gjermania ka qenë skeptikë për sa i përket vaksinës, pasi shumë pacientë pësuan mpiksje gjaku dhe shumica nuk pranuan të vaksinoheshin. Në mars, Gjermania njoftoi se do të administronte vaksinën vetëm tek personat  mbi 60 vjeç.

ME TE LEXUARAT