Alarmon OBSH: Më shumë se 5.2 milionë, rriten për të 8 javë radhazi rastet globale

Bota

Alarmon OBSH: Më shumë se 5.2 milionë, rriten për të 8

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka ngritur alarmin gjatë një conference për shtyp një ditë më parë. Ai bëri me dije se rastet globale të Covid-19 janë rritur për të 8 javë radhazi.

“Javën që kaloi, rastet e reja u rritën për të tetën javë radhazi, me më shumë se 5.2 milionë raste të raportuara, duke u bërë shifra më e lartë e raportuar gjatë një javë deri më tani”, tha ai.

Ai shtoi se numri i viktimave u rrit për të pestën javë radhazi, duke prekur më shumë se 3 milionë viktima që nga nisja e pandemisë një vit më parë. Më tej, kreu i OBSH tha se e frikshme është fakti që po rritet numri i të rinjëve të prekur nga Covid-19.

ME TE LEXUARAT