Alarmohet Gjermania, ISIS kërcënon me sulm terrorist "Euro 2024"

Sport

Alarmohet Gjermania, ISIS kërcënon me sulm terrorist "Euro

Shërbimet e sigurisë gjermane janë alarmuar për sulme të mundshme terroriste nga ISIS gjatë Kampionatit Europian te Futbollit, të cilin shteti perëndimor do ta presë këtë verë.

Masat e sigurisë janë shtuar në Paris, Madrid dhe në stadiumin e Arsenalit pas kërcënimeve nga ISIS disa ditë më parë për të sulmuar stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Champions League. Për fat të mirë, ndeshjet u zhvilluan pa u konkretizuar kërcënimet e xhihadistëve, por autoritetet franceze madje mobilizuan njësinë elitare kundër terrorizmit BRI, pas një postimi në median “Al Azaim”, e cila riprodhon mesazhe nga ISIS-K, një krah i Shtetit Islamik.

Sipas “Bild”, shkrimi i fundit i “Zërit të Khorasanit”, mediumi propagandistik i ISIS-K, përmban edhe një thirrje për sulme terroriste, e cila sipas zyrtarëve gjermanë të sigurimit, e vendos Euro 2024 në pikëpyetje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkrimi përfshin gjithashtu një seri fotografish, duke përfshirë një që tregon një terrorist të armatosur në një tren hekurudhor gjeramn, me mbishkrimin “Thirra e fundit para daljes”. Në sediljen pranë saj është një kuti me dinamit nën një tabelë që thotë “Mirë se erdhe në Europë”.

Një tjetër foto tregon një dron që fluturon mbi stadiumin “Santiago Bernabeu” të Real Madrid me mbishkrimin “Nëse po ju kufizojnë dhe ju shtypin në tokë, goditini nga qielli. Nëse armiqtë e fesë së Allahut bllokuan rrugën e Hegirës, ata nuk mund të bllokojnë rrugën e luftës.”

Teksti i ISIS vazhdon kërcënimet: “Shtypini të pafetë me makinat tuaja, goditini me thika, helmoni ushqimin e tyre, fryni trurin me plumba dhe vini zjarrin shtëpive të tyre.”

Zyrtarët gjermanë të sigurisë besojnë se krahu i ISIS-K ka një rrjet të organizuar prej më shumë se 100 xhihadistësh në Europën Perëndimore, gjysma e të cilëve janë në Gjermani.

“Ku artikull propagandues tregon se ISIS-K dëshiron të kryejë sulme spektakolare me çdo kusht, pavarësisht se si dhe nga kush. Kjo është arsyeja pse të gjithë autorët e mundshëm, duke përfshirë individët e radikalizuar dhe të ashtuquajturit ujqër të vetmuar, tani po thirren për të nisur sulmet”, tha një zyrtar për “Bild”.

ME TE LEXUARAT