Aksidenti i teleferikut në Antalya, një i vdekur e 180 njerëz të bllokuar

Bota

Aksidenti i teleferikut në Antalya, një i vdekur e 180 njerëz

Një person ka vdekur, shtatë të tjerë janë plagosur, dhe shumë të tjerë kanë mbetur mbrëmë të bllokuar në një teleferik në Antalia në Turqine jugore.

Helikopterë me mjete shikimi nate u thirrën për të ndihmuar rreth 180 njerëz të bllokuar në mjetin transportues mbrëmë vonë, tha kryebashkiaku Muhittin Bocek.

“Grupet e specializuara janë aty, do t’i shpëtojmë të gjithë në kohë”, tha mbrëmë Bocek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa ministri i brendshëm Ali Yerlikaya njoftonte për një vdekje dhe disa të plagosur nga ngjarja e rëndë në zonën malore Sarisu-Tunektepe, ku ishte rrëzuar një nga shtyllat mbështetëse te sistemit.

Pesë njerëz ndodheshin në kabinën e rrëzuar, të cilët u evakuan me helikopter, shtonte ai.

Rreth 110 punonjës emergjencash ishin dërguar në vendngjarje shtonte Yerlikaya, teksa grupe të tjera po vinin nga rajone të tjera të Turqisë.

Opozita turke tha gjithashtu se po dërgonte një grup në vendngjarje për të hetuar aksidentin, tha kreu i partisë republikane Özgür Özel, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Sipas raportimeve, rreth  24 ore pas aksidentit perfundoi sot shpetimi i te gjithe te bllokuarve./tch

ME TE LEXUARAT