Adoleshentja debaton me prindërit dhe hidhet në lumë
Lajmifundit
/
1 Maj 2024, 22:35
Bota

Policia italiane ka shpëtuar një adoleshente, e cila pas një debati me prindërit e saj, është hedhur në lumë në Nichelino, në provincën e Torinos.
Pas u hodh nga një lartësi prej 7 metrash, vajza përfundoi në ujërat e lumit të bërë më të thella nga shirat e javëve të fundit.
E reja ishte parë nga një kalimtar i rastit i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Policia dhe ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shpëtuan vajzën.
Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

